Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skandal në Serbi: Vëllai i Vuçiqit përmendet si organizator i marrëveshjeve financiare të paligjshme

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 16:41
Skandal në Serbi: Vëllai i Vuçiqit përmendet si organizator i marrëveshjeve financiare të paligjshme

Mediumi serb “radar.nova.rs” kanë publikuar një audio-përgjim të një takimi të ndodhur në vitin 2017 në mes të Dushan Borkovic dhe Branko Malovic, të cilët flasin për ndarjen e disa parave të marra nga Komuna e Pançevës për kompanitë e tyre qe merren me sportin e automobilizmit, e që janë gjithsejtë 58.7 milionë dinarë, buxhet vjetor.

Në këtë audio-përgjim siç raporton kjo media, Borkovic shpreh pakënaqësinë e tij për ndarjen e parave. I njëjti gjatë gjithë bisedës i referohet presidentit të Serbisë që ishte kryeministër në atë kohë, vëllait të Vuçiqit, Andrej Vuçiq, dhe Nikolla Petrovicit, që kjo gazetë i referohet si “kumbari i presidentit”.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i atëhershëm i bashkisë së Pançevës, Sasha Pavlov, por në audio përgjim shihet që ai mezi merr pjesë në bisedë.

Siç raporton “radar.nova.rs” në bazë të këtij përgjimi, shihet që nismëtar i gjithë kësaj është vëllai i Vuçiqit, Andrej Vuçiq.

“Nga kjo pjesë e bisedës, përveç faktit që vëllai i presidentit e ka iniciuar atë, mund të shihet se ka pasur një ndërmjetës midis tij dhe Maloviçit në lidhje me paratë që merrte Borkoviqi. Më vonë, kur kthehen në këtë temë, ata përmendin Aleksandar Farkashin, i cili para SNS-së ishte anëtar i Këshillit të Qytetit të Pançevës përgjegjës për sportin”.

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin