Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’kam mujtë me shku as te djali”, Sheremet Jashari deklarohet pasi u shpall i pafajshëm: Këtë aktakuzë nuk e ka ngritur Prokuroria jonë

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 14:29
“S’kam mujtë me shku as te djali”, Sheremet Jashari deklarohet pasi u shpall i pafajshëm: Këtë aktakuzë nuk e ka ngritur Prokuroria jonë

Sheremet Jashar është deklaruar para mediave pas vendimit lirues të Gjykatës Themlore në Prishtinë, ndaj tij, Sami Lushtakut, Ismet Haxhës, Rrustem Rrukollit, Fatmir Mjakut, Rexhep Xhotës, Skender Tahirit, dhe Bajram Dibranit, lidhur me akuzën për veprat penale “Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal”, “Pengim i dëshmisë apo procedurës zyrtare” si dhe “Frikësim gjatë procedurës penale”.

Jashari e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës, duke shtuar se që nga momenti kur u ngarkua me aktakuzën e lartëcekur, e ka ndjerë vetën të pafajshëm.

I njëjti tha se procesi gjyqsor ndaj tyre ka qenë i padrejtë, teksa shtoi se beson që akuzat i janë ngritur nga ndërkombëtarët, dhe jo nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

“Kemi qenë të pafajshëm të gjithë. Nga fillimi këtë aktakuzë nuk e kam njohur, këtë aktakuzë nuk e ka ngritur shqiptarët apo Prokuroria jonë, këtë e kanë ngriturë të jashmit, e kanë ngritur pa bazë dhe kanë shkruar në të çka kanë dashtë, çka kanë gjetë sende nëpër kontinjerë i kanë shti në këtë aktakuzë”.

Për këto kohë sa ishte në gjykim, Jashari tha se si pasojë e procesit gjyqësor, i është mohuar liria e plotë.

“Qe sa vjet jam me këtë aktakuzë, lëvizjen e kam pasur të kufizuar. Kurrfarë shteti të jashtëm s’kam pasur drejt me dalë. Një djalë e kam jashtë, te ai kasha shku e kasha bërë ndonjë vizitë, më ka penguar shumë, sepse e kam ndje vetën që s’jam fajtor dhe me ndjet i mbyllur tërë kohën…”, shtoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 21:05Nata e 13-të, sheshi mbushet me protestues në mbështetje të çlirimtarëve
  • 21:04“Pastrimi” paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave voluminoze
  • 21:04Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
  • 20:44Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale
  • 20:44Protesta e 13-të në Prishtinë, qytetarët nisin grumbullimin