Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

S’ka pagë të 13-të dhe rritje të pagave për punëtorët e KEK-ut

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 22:49
S’ka pagë të 13-të dhe rritje të pagave për punëtorët e KEK-ut

Pas protestës së punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ky institucion ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbajë komunikim të rregullt dhe konstruktiv me përfaqësuesit sindikal, me qëllim që të trajtojë të gjitha kërkesat e punonjësve.

KEK-u, përmes një komunikate për media, ka sqaruar se sa i përket pagës së 13-të dhe rritjes së pagave, aktualisht kjo nuk është e mundur.

“Sa i përket kërkesës për pagën e 13-të dhe rritjen e pagave, u sqarua se gjatë këtij viti KEK ka zbatuar projektin e modernizimit të turbinave, një proces që ka zgjatur rreth pesë muaj”, thuhet në komunikatë.

“Si rezultat, ky projekt ka ndikuar drejtpërdrejt në të hyrat e korporatës. Për rrjedhojë, gjendja aktuale financiare dhe korniza ligjore nuk e mundësojnë aprovimin e kësaj kërkese, pavarësisht gatishmërisë sonë për ta shqyrtuar atë me seriozitet”, sqaroi KEK-u.

Ky qëndrim u bë i ditur pas takimit që bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut zhvilluan mbrëmjen e së enjtes.

“Gjatë takimit, nga përfaqësuesit sindikal është kërkuar që punonjësit të njoftohen më detajisht lidhur me situatën reale financiare dhe operative të korporatës. Në këtë drejtim, u theksua se, përveç sigurimit shëndetësor dhe shujtës së dinjitetshme, së shpejti do të përfundojë edhe procesi i vlerësimit të rrezikshmërisë në punë — një proces me kosto të konsiderueshme, nga i cili do të përfitojnë të gjithë punonjësit sipas vlerësimit të vendit të punës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, bordi dhe menaxhmenti rekomanduan që dialogu social të vazhdojë si mekanizmi i vetëm të qëndrueshëm dhe efektiv për adresimin dhe zgjidhjen e kërkesave të punonjësve të përfaqësuar nga të dyja sindikatat.

Punëtorët e KEK-ut zhvilluan të premten një protestë para zyrave të korporatës në qendër të Prishtinës. Kërkesat kryesore përfshinin rritjen e pagave, nivelizimin e pagave për punonjësit e sigurimit fizik dhe zbatimin e pagës së 13-të.

Punëtorët i bënë thirrje menaxhmentit të KEK-ut të ndërmarrë hapa urgjentë për përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e plotë të kontratave kolektive dhe ligjeve të punës. Me pankarta në duar dhe thirrje të qarta, ata kërkuan që rrezikshmëria në vendin e punës të njihet dhe të kompensohet.

Më shumë nga Lajme

  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb
  • 10:28AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit
  • 10:21Policia arreston një serb në Bërnjak, iu gjet sprej lotsjellës
  • 10:20Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit