Në episodin e tretë të “Brenda Laptopit të Bllacës”, emisioni Debat Plus ka publikuar fakte tronditëse për aktivitetin e Nazim Bllacës, ish-dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it, gjatë kohës kur ai ndodhej në burg.
Sipas dokumenteve dhe incizimeve audio të prezantuara, Bllaca jo vetëm që kishte në dispozicion një laptop brenda qelisë në burgun e Dubravës, por edhe kryente komunikime të shumta me zyrtarë të EULEX-it, Serbisë dhe persona të tretë.
Në një prej komunikimeve të vitit 2007, Bllaca i drejtohet një zyrtari serb me mbiemrin Gjinoviq duke thënë: “Une DjinovičRadosavljevič planin, deshmitarin që u kan në vendin e ngjarjes. Çfarë kushte duhen une ja tregoj veq kur te lirohem dhe kur te takohem bashk me këta dy. Te fala Djinoviç une qysh te kam than 2007 dëshmia jem eshte vertetu deri tash. Une ju shti ne kete proces nuk ka shqiptar qe I hyn kesaj pune . Une ju shti ne kete proces dhe shkojm deri ne fund”.
Për më tepër, në një dokument Word të gjetur në laptopin e tij, gjendet një listë me 20 emra të shqiptarëve që, sipas tij, janë zhdukur në vitin 1998 – një material që ai pretendon se e posedon dhe e përdor në komunikime që ndërlidhen me krime lufte.
Skandalet nuk mbarojnë këtu. Në një bisedë të incizuar, Bllaca përmend se një person ka dëshmuar “pa shpërblim”, e të cilit Bllaca thotë se është duke i ndihmuar.
Në mes tjerash, e përmend edhe Gjykatën Speciale.