Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“S’ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, Limaj-Kurtit: Ku ke qenë ti kur ishte koha e çlirimtarit e kur u mblodhëm me i heq zullumqarët

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 18:27
“S’ka edhe çlirimtar edhe zullumqar”, Limaj-Kurtit: Ku ke qenë ti kur ishte koha e çlirimtarit e kur u mblodhëm me i heq zullumqarët

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka folur për ofendimet e drejtuar në adresë të pjesëtarëve të UÇK’së të cilët janë cilësuar si “zullumqarë” nga kreu i LVV-së Albin Kurti.

Limaj ka thënë se s’kanë dashur që të flasin shumë për kontributin në luftë, megjithatë thotë se çdo arritje në Kosovë është si rezultat i lirisë së vendit.

“Jemi munduar të jemi modest të mos flasim për këtë pjesë. S’ka raste si në Kosovë, Ne kemi fillu me familjarët tanë, ushtarakët kanë qenë njerëzit tanë të familjes. Në një familje janë shku dy-tre vllazën”, ka thënë Limaj.

“Krejt të mirat që i ka sot Kosova e kanë pikënisje lirinë. Kurgjo s’kishe qenë pa lirinë e Kosovës. Këta njerëz kemi qenë edhe para luftës, pse s’kemi pasë biznese të suksesshme, sepse na ka mungu liria”, ka shtuar ai.

“Secili është mirë me reflektu, falë lirisë i kam qeto. Falë lirisë jam këtu si familje, si qytetar, si intelektual. Kjo liri s’është kufizuar për një grup njerëzish”, ka potencuar Limaj.

Ai tutje ka pyetur Kurti se ku ka qenë kur ishte koha e çlirimtarit e zullumqarit.

“Me qenë fëmijë që është lindë mas luftës i falet. Por ai iu folke atyre me musteqe. E ku jeni kanë ju, s’ki qare pa i thanë. Ku je kanë ti kur u kanë kohë e çlirimtarit dhe zullumqarit se i patëm mbledhë do djem me i hek zullumqarët. Po ti ku je kanë me ato me tupana e me at patriotin që don me e çliru Mitrovicën”, ka thënë Limaj në T7.

Fatmir Limaj

Më shumë nga Lajme

  • 20:09Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër
  • 19:56Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional
  • 19:48Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara
  • 19:42KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj
  • 19:39Konjufca në Sofje: Korridori VIII, shtyllë strategjike për sigurinë dhe ndërlidhjen e rajonit