Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u ndërpre për 20 minuta seanca gjyqësore në rastin ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.
Arsyeja e kësaj ndërprerje ishte gjendja shëndetësore e të akuzuarit Shabani, pasi trupi gjykues u njoftua se nuk është mirë me shëndet.
Vetë i akuzuari Bedri Shabani tha se nuk është në gjendje të vazhdojë me seancë, me çrast para orës 10:00 u ndërpre seanca.
