Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se Kompania e Materieve të Rrezikshme e Gardës Kombëtare ka përfunduar me sukses trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë, duke rritur kapacitetet për reagim në situata emergjente.
Sipas FSK-së, trajnimi kishte për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të kësaj kompanie për ngritjen, sistemimin, funksionalizimin dhe operimin me sistemin e dekontaminimit të viktimave në masë në rastet e incidenteve me materie të rrezikshme.
