Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 21:09
Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive

Deri në orën 20:00, datë 17 gusht 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Mali i Dajtit, Tiranë – vijon operacioni me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumone zjarri është izoluar dhe situata paraqitet nën kontroll.

Gurë-Lurë, Dibër – vijon angazhimi i gjerë me 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe mbetet aktiv drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara.

Bruç, Mat – operacioni vijon në terren të vështirë me forcat vendore dhe vullnetare, të mbështetura edhe nga 1 helikopter i FA. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

Lufaj, Mirditë – vijon puna e strukturave operacionale, ndërsa 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri. Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë – vijon operacioni me 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatra në Rrjoll është shuar plotësisht.

Situata vijon të menaxhohet me angazhim të koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile dhe përqendrim të kapaciteteve tokësore e ajrore në vatrat aktive. Në shumicën e zonave aktive nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa disa vatra janë izoluar, vënë nën kontroll ose shuar plotësisht.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./TCH

vatraaktiverrezik

Të ngjashme

Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive

Më në fund fiken zjarret në Shqipëri, 10 vatra në 24 orë, por asnjë aktive

17:26

Më shumë nga Lajme

  • 09:28PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet
  • 09:21Tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë, arrestohet një shtetas i huaj në Han të Elezit
  • 09:12Lëndohet një punëtor në Lipjan - përfundon në QKUK pasi ra nga një objekt
  • 09:11PDK dërgon në Kushtetuese formimin e Qeverisë Kurti 4
  • 08:41Hoxhaj reagon pas kritikave të kongresistit amerikan ndaj Hagës: Drejtësia duhet të triumfojë, ish-krerët të kthehen në Kosovë