Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me zjarret, Bajrami: Të kompensohen bujqit, ata që thonë se janë ministra të veprojnë menjëherë

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 17:36
Situata me zjarret, Bajrami: Të kompensohen bujqit, ata që thonë se janë ministra të veprojnë menjëherë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kompensohen bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit. Deputetja ka thënë se për këtë duhet të marrin vendim ‘‘ata që thonë se janë ministra në detyrë’’.

Bajrami ka shtuar edhe se, nëse ka një moment për të përdorur mjetet nga ”Fondi për Ringjallje Ekonomike”, atëherë ky moment është tani.

‘‘Nëse bujqit nuk kompenzohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga mporti i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Deputetja ka deklaruar edhe se bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme.

Postimi:

Ata që thonë se janë ministra në detyrë duhet të marrin urgjentisht vendim për të kompenzuar bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit.

Është e rëndë kur brenda disa orëve digjet djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve. Nëse ka një moment për të përdorur mjetet nga ”Fondi për Ringjallje Ekonomike”, ky është tani!

Nëse bujqit nuk kompenzohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga mporti i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit.

Bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme.

Ata që sot janë në dëtyre të veprojnë mënjeherë!

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Rizvanolli shprehet thellësisht e pikëlluar për vdekjen e punëtorit të KEK-ut në një aksident në vendin e punës
  • 12:08Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik
  • 12:07Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut
  • 12:05Gashi: Duhet ta ruajmë këtë status quo të re në veri, Kosovës i duhet maturi, strategji dhe përgjegjësi
  • 11:59Kërkohet paraburgim ndaj personit që kanosi punëtorët e KRU “Mitrovica”