Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situata me pagat, RTK sot në grevë të përgjithshme

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 08:09
Situata me pagat, RTK sot në grevë të përgjithshme

Punëtorët e RTK-së sot do të mbajnë grevë të përgjithshme nga ora 11:00 e deri në orën 13:00.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se nëse kërkesat e saj nuk adresohen, greva mund të shoqërohet me bojkot të shumicës së emisioneve dhe lajmeve të RTK-së.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë kohës së grevës do të organizohen protesta dhe veprime të tjera si shenjë e kundërshtimit për situatën e vështirë që po kalojnë punonjësit.

Sindikata ka ftuar mediat të jenë të pranishme në fillimin e grevës për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme.

Kërkesat e Sindikatës janë dërguar një javë më parë dhe deri tani nuk ka pasur reagime nga Menaxhmenti i RTK-së.

Po ashtu kjo sindikatë ka kërkuar bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik, duke kërcënuar se nëse kërkesa e saj nuk miratohet, do ta marrin vendimin për bojkotin vetë.

.“Gjatë kohës së grevës, krahas ndaljes së punës, do të organizohen protesta dhe do të ndërmerren veprime të tjera në ekran si shenjë e protestës për situatën e rëndë që po kalojnë kolegët dhe transmetuesit publik. Ftojmë mediet që të jenë të pranishme në fillimin e grevës së përgjithshme për të ndjekur nga afër zhvillimet. Ky veprim është ndërmarrë pas dërgimit të kërkesave tona dhe njoftimit të të gjithë akterëve përkatës 7 ditë më parë, në përputhje me ligjin për grevat. Edhe njëherë, bëjmë thirrje që Menaxhmenti të marrë vendim për bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik. Nëse kjo nuk ndodh, Sindikata do ta marrë këtë vendim vetë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 09:17I riu nga Shtimja dorëzon në polici portofolin me para
  • 09:16Pritje të gjata në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 09:015 centë më lirë: Ky është çmimi i naftës për sot
  • 08:48Kapen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, paratë ishin fshehur në kamion
  • 08:45Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”