Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka reaguar ndaj deklaratave të Richard Grenell, i cili e akuzoi për manipulim lidhur me paralajmërimet për një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.
Në një konferencë për media, Osmani tha se institucionet e Kosovës kanë pasur informacione të qarta që nga fundi i muajit maj për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.
“Në të gjitha takimet kemi folur për zhvillimet në fushën e sigurisë. Gjatë vizitës time në Amerikë kam deklaruar se Amerika ka pasur qëllim dhe ka ende të destabilizojë situatën. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne marrim nga institucionet e sigurisë. Në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën,” tha Osmani.
Presidentja shtoi se institucionet e sigurisë kanë marrë masa për mbrojtjen e vendit dhe se këto informacione janë ndarë me aleatët ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi me Serbinë.
“Kam pasur takime me institucionet e sigurisë, jemi siguruar se të gjitha institucionet kanë mobilizim për mbrojtjen e vendit. Kam ndarë këto informata me aleatët për të ndalur përshkallëzimin me Serbinë,” shtoi ajo.
Osmani theksoi se Serbia po përdor propagandë për të mohuar qëllimet e saj destabilizuese:
“Gënjeshtrat e Serbisë se nuk marrin hapa destabilizues janë propagandistike. I siguroj qytetarët se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik se institucionet tona janë në krye të detyrës. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll. Siç e dini që nga Banjska, edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën për parandalimin e tyre, edhe KFOR-i e ka rritur prezencën.”
Presidentja iu referua edhe paralajmërimeve të mëhershme të ministrit Maqedonci për situatën në kufi.
“Për ata që thonë se kinse qytetarët nuk kanë qenë të informuar për tendencat e vazhueshme destabilizuese, kjo është njoftuar me dhjetëra komunikata, e është përmendur në deklarata të tjera. Në fund të majit ministri Maqedonci kishte folur publikisht për këto tendenca destabilizuese, përfshirë afrimin e Ushtrisë së Serbisë afër kufirit me Kosovën. Ai u sulmua ashpër, e tash të njëjtit dalin e thonë pse nuk na keni njoftuar. Ka pasur informata që kemi ndarë me publikun. Megjithatë, për shkak se shumë prej këtyre informatave janë të klasifikuara, iu lus për mirëkuptim,” tha ajo.
Në anën tjetër, ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte reaguar ashpër më parë ndaj deklaratave të Osmanit. Përmes një postimi në platformën X, ai e akuzoi presidenten për manipulim: