Sindikatа e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës – SPERTK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, partitë politike, si dhe të gjithë aktorët vendimmarrës në vend dhe nga Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së, që me urgjencë të zgjidhin çështjen e pagave të punëtorëve të transmetuesit public.
Në të kundërtën, kjo sindikatë thotë se do të detyrohet të protestojë për të drejtat dhe pagat e punëtorëve të saj, të garantuara me ligj.
“Aktualisht, rreth 700 familje të punëtorëve të RTK-së kanë mbetur pa të ardhura, duke u përballur me detyrime të mëdha financiare dhe vështirësi jetike. Në kohën kur në institucionet e shtetit po flitet për rritje pagash, punëtorët e RTK-së nuk i kanë marrë as pagat bazë që u takojnë ligjërisht”.
