Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh.

32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në Vazrrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës duke lënë prapa bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Sindikata e Re e KEK-ut, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se ‘të humbasësh një koleg në frontin e punës është njësoj si të humbasësh një bashkëluftëtar në betejë’.Ata thonë se ‘siguria në KEK duhet të jetë prioriteti numër një, jo vetëm pas një tragjedie, por çdo ditë që një punëtor hyn dhe del nga vendi i punës’.