Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sindikata e Policisë reagon pas sulmit ndaj dy zyrtarëve në Viti: E papranueshme – Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 14:17
Sindikata e Policisë reagon pas sulmit ndaj dy zyrtarëve në Viti: E papranueshme – Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në Viti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në reagimin e saj zyrtar, Sindikata e cilëson këtë akt si një cenim të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të ligjit dhe kërkon që organet e drejtësisë të jenë të pakompromis në ndëshkimin e atyre që cënojnë sigurinë e zyrtarëve policorë.

“Dhuna ndaj pjesëtarëve të Policisë është e papranueshme dhe kërkon ndëshkim të menjëhershëm. U bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri ndaj kujtdo që ushtron dhunë ndaj zyrtarëve në detyrë”, thuhet në reagimin e Sindikatë.

Përveç thirrjes ndaj drejtësisë, Sindikata ka apeluar edhe te qytetarët e Kosovës që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë dhe të mbështesin institucionin e Policisë si shtyllë themelore të rendit dhe sigurisë.

“Policia e Kosovës është mburoja e qytetarëve tanë dhe garantuese e rendit kushtetues – prandaj meriton respekt dhe mbështetje të vazhdueshme”, thuhet më tej në komunikatë.

Sindikata ka përsëritur angazhimin e saj për të qëndruar në përkrahje të çdo zyrtari policor në përmbushje të misionit të tij ligjor dhe profesional. Rasti aktual është duke u hetuar nga organet kompetente .

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Kurti me propozim të ri për PDK, propozon Justina Pulën për presidente
  • 22:07KPM apel mediave: Raportoni me saktësi gjatë protestave
  • 22:06“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës
  • 21:49Uran Ismaili: Kurti është bërë një grykës politik, por PDK-ja është kockë e pathyeshme
  • 21:47Organizatori i protestës: Kurti do që në kurriz të UÇK-së të bëjë Glaukun president, s’e pranojmë këtë lojë, s’e pranon as Konjufca