Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sindikata e KEK-ut ngushëllon familjen e punëtorit që u shkel për vdekje nga kamioni

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 14:20
Sindikata e KEK-ut ngushëllon familjen e punëtorit që u shkel për vdekje nga kamioni

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal Jashari, ka treguar se Migjen Sadiku 55-vjeçar, punëtor i KEK-ut që vdiq sot në vendin e tij të punës, punonte në departamentin e sigurisë fizike.

Lajmin fillimisht e morën, se në Termocentralin B, kishte ndodhur një incident, e ku më pasë kuptuan që ai ishte një incident tragjik, ku humbën dhe kolegun e tyre.

“Ne para disa ore kemi marrë një informatë se ka ndodhë një incident në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Termocentralin Kosova B, ku fatkeqësisht nga ky incident, sipas organeve policore edhe mjekësisë, është konstatuar se punëtori Migjen Sadiku ka ndërruar jetë në vendin e punës.

“I ndjeri ka punuar në departamentin e sigurisë fizike, ku janë të pajisur me të gjitha pajisjet ata. Mirëpo, si ka ardhë deri te ngjarja, ne nuk kemi mund me të jemi afër aty, për shkak se policia e ka pasë gjithçka duke monitoru situatën pas rastit. Kështu që ne si sindikatë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar me të, veçanërisht departamentit të sigurisë fizike, të cilët sot ata bashkëndjejnë gjithë kolektivin me familjen e të ndjerit, i cili sot, fatkeqësisht, ka qenë dita e fundit për të, por ka qenë në krye të detyrës”, tha ai.

Më herët KEK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një punëtor i saj ka vdekur pasi ai kishte pësuar lëndime nga një incident me mjetin transportues kamion.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore. Me pikëllim të thellë KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS”, thuhet në njoftimin e KEK.

Kek

Të ngjashme

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

KEK reagon ndaj raportimeve për kapacitetet prodhuese: Nuk ka ndërprerje të paplanifikuara

23:10

Më shumë nga Lajme

  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb
  • 10:28AUV publikon rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit
  • 10:21Policia arreston një serb në Bërnjak, iu gjet sprej lotsjellës
  • 10:20Kosova nënshkruan marrëveshje për rikthimin e pasurive të paligjshme me Institutin e Bazelit