Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar rezultatet e auditimit “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”, për klasat VI-XII për periudhën 2022-2025.
Drejtoresha e Auditimit, Ariana Gjonbalaj, në tryezën e diskutimit theksoi se 33% e 771 nxënësve të anketuar në tri komuna, Gjakovë, Ferizaj dhe Prishtinë, thanë se kanë përjetuar dhunë ose bullizim.
