Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shkuri Buja, së bashku me dy kandidatët e tyre për Kuvend Komunal, janë takuar me banorët e fshatit Janjevë.
Përveç mirëpritjes së ngrohtë, Buja dhe ekipi i tij morën mbështetje të madhe, ku përveç tjerash gjetën rastin të flasin për sfidar e përditshme.
“Së bashku me Majlinden dhe Vilsonin, kandidatët tanë për Kuvendin Komunal nga Janjeva, u takuam me vajzat dhe gratë e këtij lokaliteti. Bashkë diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre”, tha Buja.