Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjani, Shukri Buja së bashku me sekretarën e Përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitaku në kuadër të fushatës zgjedhore, sot kanë zhvilluar takim me gratë e kësaj komune.
Buja u shpreh se idetë dhe zëri i tyre janë thelbësore për programin e tij qeverisës.
“Ato do të kenë rol të fuqishëm në vendimmarrje, fuqizim social dhe ekonomik përmes programit tonë, hapësirë të vlerësuar në listën tonë garuese për Kuvendin Komunal, si dhe rol të rëndësishëm në ekzekutivin komunal në mandatin e ardhshëm! Me ne, fitorja është e grave!”, tha ai.
