Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 14:17
“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim politik dhe qytetar, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale në vend.

Përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova, Berisha tha se, sipas tij, shteti i Kosovës po rrezikohet dhe se nuk duhet lejuar që të dëmtohen të arriturat e vendit.

“Shteti ynë është duke u shpërbërë para syve tanë. Çka është motivi i kësaj, ne i kemi disa shokë që kanë derdhur gjak për këtë liri dhe shtet. Nuk guxojmë me leju njerëzit që nuk janë atdhetarë për ta shpërbërë këtë që e kemi arritur”, tha Berisha.

Ai deklaroi se kundërshtimi do të bëhet përmes veprimeve politike dhe protestave, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve.

“Me të gjitha format do ta ndalojmë, në Kuvend e në rrugë. Besoj që fatkeqësisht na duhet me hy edhe në ato ujëra. Duhet të mobilizohemi kushdo që e ndjen veten shqiptar”, u shpreh ai.

Berisha kritikoi edhe mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje, duke thënë se vendi nuk duhet të përballet edhe një herë me një proces të tillë.

“Është e treta herë që shkojmë në zgjedhje pa pikë nevoje. Nuk guxojmë të katërtën herë me shku prapë, sepse po shihet çka po ndodh. Qëllimi i tyre është me na çu prapë në zgjedhje”, tha ai.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që ta kuptojnë seriozitetin e situatës.

“Ne duhet të bëjmë krejt çka është e mundshme për ta ruajtur shtetin tonë. Me rëndësi është që populli duhet ta kuptojë që jemi në një situatë të keqe, nuk mund ta lëmë të zhbëhet shteti ynë. Kam bërë thirrje që tash është ora për Kosovën”, përfundoi Berisha.

duhetberishazgjedhje

Të ngjashme

LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë

LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë

13:55
Kryetari i AAK-së në Pejë, nderon me homazhe heroin Bekim Berisha “Abeja”

Kryetari i AAK-së në Pejë, nderon me homazhe heroin Bekim Berisha “Abeja”

13:46
Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit

Pacolli: Kompromisi është pjekuri politike, zgjedhjet duhet të jenë alternativa e fundit

08:28
Ish-ambasadori Peci: Jemi shndërruar në bashkësi komunash, kësaj situate duhet t’i jepet fund

Ish-ambasadori Peci: Jemi shndërruar në bashkësi komunash, kësaj situate duhet t’i jepet fund

17:54

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama: “Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!
  • 13:40Jo vetëm bregdetin, shqiptarët e Kosovës zgjedhin edhe liqenin e Kukësit për pushime
  • 13:32Nis integrimi i Policisë së Kosovës “në arkitekturën e sigurisë” së Manastirit të Deçanit, KFOR: Proces i koordinuar