Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shtatë emrat e UÇK-së në aktgjykim, Prosper: Është e qartë se kishte një agjendë specifike

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 08:55
Shtatë emrat e UÇK-së në aktgjykim, Prosper: Është e qartë se kishte një agjendë specifike

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, ka komentuar përmendjen e disa ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së në aktgjykimin e 16 shtatorit.

Në aktgjykim, Gjykata ka përmendur edhe emrat e Lahi Brahimajt, Fatmir Limajt, Sylejman Selimit, Rrustem Mustafës, Latif Gashit, Shukri Bujës dhe Sabit Gecit, ndonëse, këta persona nuk kanë qenë pjesë e procesit gjyqësor në fjalë dhe nuk kanë pasur mundësi të mbroheshin në atë proces.

Përmendjen e tyre, Prosper e ka cilësuar atë si “krejtësisht të pajustifikueshme” dhe “të panevojshme”.

“Cili ishte qëllimi i etiketimit të njerëzve që as nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe as nuk patën mundësinë më elementare për të mbrojtur integritetin dhe emrin e tyre?”, ka deklaruar Prosper.

I pyetur nëse kjo, sipas tij, mund të lidhet me një agjendë të caktuar, Prosper ka thënë se nuk e di se cila ka qenë shtysa, por ka përsëritur pretendimin e tij se vendimi ishte i paracaktuar.

“Është e qartë se këtu kishte një agjendë specifike, një agjendë që nuk ka të bëjë as me sundimin e ligjit dhe as me vendosjen e drejtësisë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se, sipas tij, “drejtësia u tradhtua në këtë proces”.

Prosper është pyetur gjithashtu nëse, bazuar në përmendjen e këtyre emrave, mund të priten aktakuza të reja nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është një mundësi që nuk mund ta konfirmojë, por ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përmendur këta persona në aktgjykim.

“Ky është nënteksti i drejtpërdrejtë. Nëse kjo do të ndodhë apo jo, nuk mund ta them”, ka thënë Prosper.

Sipas tij, përmendja publike e këtyre individëve në një vendim gjyqësor krijon një problem, pasi ata nuk kanë qenë palë në atë proces.

Prosper ka kritikuar veçanërisht formulimin për prezumimin e pafajësisë, duke argumentuar se, nëse këta persona gëzojnë këtë të drejtë, nuk do të duhej që në të njëjtin vendim të bëheshin cilësime që, sipas tij, mund të interpretohen si përcaktim i përgjegjësisë së tyre.

prosperagjendëaktgjykim

Të ngjashme

Prosper: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

Prosper: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

21:41
Prosper: Shteti ka përgjegjësi ndaj popullit, Kosova po përballet me një mësim të rëndë

Prosper: Shteti ka përgjegjësi ndaj popullit, Kosova po përballet me një mësim të rëndë

21:11
LIRIA E SHQIPTARËVE NUK GJYKOHET ME NJË AKTGJYKIM

LIRIA E SHQIPTARËVE NUK GJYKOHET ME NJË AKTGJYKIM

17:52

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Komisioni Evropian komenton nismën e PDK-së: Mbështetja jonë për Specialen është e qëndrueshme, gjykata jep drejtësi të paanshme
  • 13:45Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së
  • 13:41Pjetër Shala ngre alarmin se iu shkelën të drejtat nga Specialja, dorëzon ankesë në Kushtetuese
  • 13:28Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë
  • 13:23"S'i nënshtrohem...", a u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin, flet Dardan Krasniqi