Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 16:02
Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lidhurat në Evropë me familjen, duke ruajtur një strukturë tradicionale ku kontaktet e përditshme me familjarët dhe miqtë shërbejnë si shtylla kryesore e stabilitetit emocional dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat, rreth 24.6% e qytetarëve në Shqipëri takohen me rrethin e tyre shoqëror apo familjar çdo ditë, një tregues ky që e pozicionon vendin tonë dukshëm mbi mesataren e shumë ekonomive të zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Veriore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për përqindjen e popullsisë që realizon kontakte të përditshme, disa vende në Evropë renditen më mirë se Shqipëria, në krye të të cilave spikat Qiproja me 48.1%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.1% dhe Kroacia me 26.9%.

Ky intensitet i lartë i bashkëveprimit social, në një kohë që vendet perëndimore karakterizohen gjithnjë e më shumë nga rritja e individualizmit dhe struktura të izoluara banimi, ku në Francë treguesi i takimeve të përditshme regjistrohet në vetëm 10%, në Austri në 6.8%, në Holandë në 5.1% dhe në Suedi në 3.6%, dëshmon për një formë të veçantë të “kapitalit social” që ruan rolin e një amortizuesi të rëndësishëm në mbështetjen e mirëqenies së përditshme.

Përveç këtyre takimeve të përditshme që përbëjnë një peshë të konsiderueshme, statistikat e Eurostat tregojnë se 20.5% e popullsisë shqiptare zhvillon takime javore, ndërsa 15.7% e qytetarëve takohen me miqtë apo të afërmit e tyre një herë në muaj dhe rreth 19.3% raportojnë kontakte periodike disa herë në muaj.

Shoqëria shqiptare vazhdon të ruajë me forcë një model të bazuar te lidhjet e ngushta, ku kontaktet e shpeshta fizike dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten baza e përditshmërisë.

Në një analizë më të gjerë socio-ekonomike, ky “kapital social” i trashëguar shërben shpeshherë si një rrjetë e rëndësishme sigurie përballë sfidave të vazhdueshme të standardit të jetesës dhe të ardhurave të kufizuara. Ekspertët e çështjeve sociale vënë në dukje se ndihma e ndërsjellë brenda rrethit familjar zbut deri diku goditjet financiare, megjithatë sfidat mbeten të mëdha për shkak të lëvizjeve demografike dhe emigracionit që rrezikojnë të tkurrin këto bërthama tradicionale.

takohenpërditshmefamiljen

Më shumë nga Lajme

  • 16:39Kadrijaj pyet Fitore Pacollin: Çka është kjo veshje në zyre të ministres, na duhet njerëz me integritet në shtet
  • 16:35Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për kontratë milionëshe të ndërtimit të urave
  • 16:33Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme
  • 16:28Ushtarët italianë të KFOR’it zhvillojnë trajnim qitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës
  • 16:11“Moj Serbi kufinin ta kputi, se mu m’thonë Albin Kurti”: Institucionet e bllokuara ndërsa Kurti vazhdon ahengjet nëpër dasma