Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria marrëveshje me kompaninë italiane, Rama: Garanton rezervat strategjike të naftës

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 18:24
Shqipëria marrëveshje me kompaninë italiane, Rama: Garanton rezervat strategjike të naftës

Shqipëria ka nënshkruar sot një marrëveshje me kompaninë energjetike italiane Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se bashkëpunimi me partnerët italianë do të mundësojë krijimin e një operatori të ri në tregun e hidrokarbureve, i cili do të luajë rol rregullues dhe do të sigurojë rezerva strategjike për përballimin e krizave të mundshme.

Ai nënvizoi se ky është hapi i parë drejt zyrtarizimit të një projekti që synon të rrisë sigurinë e furnizimit dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

“Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin. Gjatë rrugës, na u shfaq një krizë shumë domethënëse që përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës që ne i kemi, sigurisht, të rregulluara me një kuadër ligjor”.

“Nga ana tjetër, duke pasur parasysh pikërisht këtë marrëdhënie të veçantë strategjike me Italinë dhe raportin e afërt të bashkëpunimit me Eni që është një gjigant global në tregun e hidrokarbureve, por njëkohësisht potencë e madhe që ka edhe prezencën e vet në Shqipëri. Folëm për një bashkëpunim strategjik me krijimin e këtij operatori të ri që do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervës strategjike të naftës. Shqipëria s’do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara. Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjellë sot në firmosjen e këtij hapi të parë në zyrtarizimin e procesit të kompanisë”, theksoi Rama./A2Cnn

Edi Rama

Të ngjashme

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

Rama ndan pamje të mjeteve ushtarake të prodhuara në Shqipëri: Për 30 muaj do plotësohen të gjitha nevojat

19:08

Më shumë nga Lajme

  • 17:42KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona mund të mbesin pa rrymë dy ditët në vijim
  • 17:35Rama nis pushimet në jug të vendit
  • 17:30LBK: Mos i kërcënoni prodhuesit vendorë – Mjaft më me qasje që dëmtojnë besimin ndaj prodhuesve tanë
  • 17:28Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës
  • 17:27U hodh në ujë për t’u freskuar nga vapa, por 14-vjeçari humbi jetën tragjikisht