Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 19:41
Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar alokimin e 206 milionë dollarëve për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), e cila pritet të dislokohet në Gaza.

Sipas The Geo Post, të cilës i referohet Top Channel, Kosova dhe Shqipëria do të jenë të parat që do të marrin pajisje ushtarake amerikane në kuadër të këtij misioni.

The Geo Post ka publikuar foton e oficerëve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të jenë pjesë e shtabit për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, publikuar prej The Geo Post.

Të dhënat nga Departamenti i Shtetit tregojnë se fondet do të përdoren për pajisje, infrastrukturë, automjete dhe kostot operative të forcës.

Shuma prej 6.3 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për përshtatjen e nëntë transportuesve të blinduar amerikanë të personelit.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë përfitueset e para të këtyre automjeteve, në kuadër të rolit të tyre në ISF.

Disa javë më parë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Shqipëria pritet të dërgojë 4 oficerë në shtabin e drejtimit.

Deri më tani, pesë vende kanë premtuar se do të dërgojnë trupa në ISF: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania kanë premtuar të trajnojnë forcat policore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një Bord të Paqes (Peace Board) për të mbikëqyrur planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar.

Plani parashikon dislokimin e një force paqeruajtëse në Gaza për të garantuar sigurinë në zonat nga të cilat do të tërhiqen trupat izraelite, për të trajnuar forca të reja policore palestineze dhe për të mbështetur shpërndarjen e ndihmave.

Gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, në shkurt 2026, kryeministri Edi Rama u angazhua në kontribuimin e Shqipërisë me forca ushtarake paqeruajtëse në Gaza.

shqipëriakosovapajisje

Të ngjashme

Bajqinovci: Kosova ka stabilizuar institucionet, ligjet do të kalojnë

Bajqinovci: Kosova ka stabilizuar institucionet, ligjet do të kalojnë

22:12
Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

15:39
Rama paralajmëron: Kosova në prag të humbjes së “Lojërave Mesdhetare 2030”

Rama paralajmëron: Kosova në prag të humbjes së “Lojërave Mesdhetare 2030”

14:25
Kur fillon Big Brother VIP Kosova? Zbulohen detaje

Kur fillon Big Brother VIP Kosova? Zbulohen detaje

09:40

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit
  • 23:37Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja
  • 23:37Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete
  • 22:54Rrahmani paralajmëron Kurtin për Kodin Civil: Hiqi ato dy nene, se prapë kam me të ndalë
  • 22:46A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…