Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëri: Helmimi i dyshuar i 64 kursantëve, ndërpritet aktiviteti i kompanisë së ushqimit

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 11:23
Shqipëri: Helmimi i dyshuar i 64 kursantëve, ndërpritet aktiviteti i kompanisë së ushqimit

Pas helmimit të dyshuar nga ushqimi të 64 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me njoftim ku bën me dije se është ndërperë aktiviteti i subjektit “SORI-AL” te Garnizioni Skënderbej deri në daljen e përgjigjes së analizave.

Megjithatë nga verifikimet paraprake konstatohet se “SORI-AL” u konstatua se ushtronte aktivitetin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie. Menjëherë, nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë,Sauk si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura”.

“Nga verifikimet në Akademinë e Sigurisë, Sauk u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe me dokumentacion shoqërues të përshtatshëm. U krye kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës nga kampionet në ruajtje të produkteve të gatshme të përpunuara pranë Garnizonit Skenderbej, Tiranë, dhe të konsumuara me datë 24.06.2026, pranë Akademisë së Sigurisë Sauk) për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se janë konstatuar kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues.

Në vijim të ndjekjes së gjurmuueshmërisë u krye inspektimi në subjektin “Garnizoni Skenderbej, Tiranë”, ku është kryer përpunimi i produkteve. Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës të datës 24.06.2026, si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV”.

“Në adresën Garnizoni Skënderbej, Tiranë, u mor masë me ndërprerje aktiviteti deri në daljen e përgjigjes së analizave. Gjatë këtyre procedurave inspektimi ishin prezentë edhe institucione të tjera si NJVKSH Tiranë (të cilët morën tampone ambientale në ambiente, pajisje dhe punonjës) ISHSH dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit, Tiranë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë rastit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 15:00Ndërprerja e seancës, reagon ashpër OVL e UÇK-së: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e asnjë partie
  • 14:47Zhvillimet politike, Ardian Gjini thërret konferencë për media në orën 17:00
  • 14:30“I udhëhequr nga doktrina serbe”, Behrami për Kurtin: Durimi po soset, protestat të pashmangshme
  • 14:13Dogana zbulon produkte të padeklaruara për trajtimin e flokëve, vlera e tyre mbi 4000 euro
  • 13:46Një 34-vjeçar në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë