Ramiz Lladrovci është betuar sot për ta marrë për herë të katërt në drejtim Komunën e Drenasit.
Ai gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Drenasit tha se ndihet i nderuar e privlegjuar që mban fjalim për të katërtën herë para të zgjedhurve të përbërjes së re.
“Sot, për herë të katërt dhashë betimin si Kryetar i komunës pas konstituimit të Kuvendit të ri të Drenasit dhe me këtë rast mbajta këtë fjalë rasti:Jam i nderuar dhe privilegjuar që për herë të katërt, të mbaj fjalim para të zgjedhurve të përbërjes së re kuvendore, në Kuvendin e Drenasit, në zemrën e Kosovës”.
“Një ditë gjatë katër viteve jam plotësisht politik, ditën kur votoj, të gjitha ditët tjera, jam njëri nga ju që drejtoj komunën me besimin e qytetarëve me integritet, i zgjedhur nga qytetarët që dhanë shumë për lirinë e Kosovës, Më kanë zgjedhur qytetarët që dhanë shumë për shtetndërtim.Qytetarë që ishin pjesë aktive e rezistencës shekullore, që kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e vendit”, tha ai.
“Me këtë fjalë të shkurtër rasti, ritheksoj përkushtimin tim për qeverisje të bazuar në ligj, me transparencë dhe llogaridhënie, qeverisje e mirë e cila çdo vit matet nga faktorët vendorë e ndërkombëtar, ku qeverisja jonë është vërtetuar shtatë herë e para në Kosovë.
