Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shpërndarja e Testit të Maturës nëpër grupe, a do të ketë masa?

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 17:34
Shpërndarja e Testit të Maturës nëpër grupe, a do të ketë masa?

Sot mbi 19 mijë nxënës i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore, ndërsa vetëm gjashtë minuta pas nisjes së tij, fotografi të pyetjeve kanë filluar të qarkullojnë në grupe të ndryshme në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë çështje ka folur në emisionin “Info Magazine” , Fatmir Elezi nga divizioni për Vlerësim i Ministrisë së Arsimit, i cili tha se deri më tani ministria nuk ka pranuar informacione për shkelje të rregullave nga administratorët e testit.

“Nxënësit e dinë që telefoni është i ndaluar në sallën e testimit. Nëse kanë telefon, komisioneri ose administratori nuk kanë të drejtë të kontrollojnë nëse e kanë përdorur apo jo. Vetëm posedimi i telefonit është arsye për largim nga testimi. Nëse janë kapur duke e përdorur telefonin apo vetëm duke e poseduar, këtë do ta dimë pas leximit të raporteve nga administratorët dhe komisionerët”, tha Elezi.

Ai shtoi se MASHT-i ende nuk ka ndërmarrë masa, pasi nuk i ka pranuar raportet e plota nga terreni.

“Ende nuk kemi masa, sepse nuk i kemi raportet komplete dhe nuk kemi ndonjë informacion për shkelje të rregullave nga administratorët, të paktën përmes telefonatave që kemi zhvilluar deri tani”, deklaroi Elezi..

testi i matures

Më shumë nga Lajme

  • 07:32Vranësira e diell, ky është parashikimi i motit
  • 23:45Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
  • 23:35​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?
  • 23:16Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
  • 22:56Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve