Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shpata e Artë”/ PK-ja: Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 20:20
“Shpata e Artë”/ PK-ja: Mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt

Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës – Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i dhe FSK-ja, është mbajtur ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e Artë”.

Në një njoftim zyrtar, PK-ja deklaron se qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Ushtrimi “Shpata e Artë” u ndoq nga afër nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it, EULEX-i, FSK-ja, si dhe eprorë të lartë nga Policia e Kosovës.

“Në fund të këtij ushtrimi, kolonel Hoxha përgëzoi pjesëtarët e PK-së dhe institucioneve pjesëmarrëse që morën pjesë në këtë ushtrim dhe theksoi se Policia e Kosovës i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndër-institucional me të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim” thuhet në njoftimin e Policisë

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik
  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut