Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shpallja e Bashës, LDK del me komunikatë: Kuvendi s’është konstituuar, çdo interpretim tjetër shkel Kushtetutën

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 13:51
Shpallja e Bashës, LDK del me komunikatë: Kuvendi s’është konstituuar, çdo interpretim tjetër shkel Kushtetutën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas përmbylljes së seancës konstitutive nga Vetëvendosje, e cila shpalli Kuvendin “të konstituuar”, duke vlerësuar se moszgjedhja e një anëtari serb në kryesinë e Kuvendit nuk mund të konsiderohet e ezauruar.

LDK thotë se Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbushur më parë procesin e konstituimit.

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar. Kushtetuta e Republikës, Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese janë të qarta dhe pa ekuivok sa i përket procedurave dhe kushteve të konstituimit të tij.

Çdo tentim për të interpretuar ndryshe apo për të anashkaluar këto dispozita themelore përbën shkelje të rendit kushtetues dhe cenim të parimeve demokratike mbi të cilat mbështetet shteti ynë. Kuvendi nuk mund të funksionojë dhe të marrë vendime pa përmbush ur më parë procesin e konstituimit, siç e përcaktojnë qartë Kushtetuta, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit dhe në formimin e institucioneve përbëjnë një dëm të madh për vendin. Këto vonesa po pengojnë funksionimin normal të jetës institucionale dhe përgjegjësia e barra kushtetuese, politike e morale bie kryekëput mbi LVV-në dhe drejtuesin e saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për respektimin e plotë të rendit kushtetues dhe të rregullave demokratike, duke garantuar që institucionet e Republikës së Kosovës të veprojnë në përputhje me normat kushtetuese dhe të jenë shembull i funks ionimit demokratik.

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar