Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit rajonalë në Ferizaj kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për veprën penale të kanosjes.
Sipas njoftimit zyrtar, e dyshuara A.B. (32 vjeçe) dyshohet se më 12 maj 2026, përmes rrjetit social Instagram, ka kanosur një zyrtar komunal.
