Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 17:39
Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e takimeve dhe mobilizimit qytetar për Marshin e 17 shkurtit, me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, ka vizituar Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, ku ka marrë përkrahje të parezervë nga kjo kategori.

Tasholli theksoi se mbështetja e tyre është një dëshmi e fuqishme e vlerave të lirisë dhe sakrificës.

“E falënderojmë kryetarin e shoqatës për mbështetjen që po na e jep. Jemi në shtëpinë e dinjitetit, krenarisë dhe idealit të shtetndërtimit të Kosovës”, shtoi ai.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku ka thënë se kjo shoqatë solidarizohet me çlirimtarët, të cilët tha se po mbahen dhe po gjykohen padrejtësisht për më shumë se pesë vite në Hagë.

“Solidarizohemi sepse janë pjesë e të kaluarës sonë çlirimtare. Jakup Krasniqi si ish-i burgosur politik në fillim të viteve të 80-ta, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, që ishin bashkërisht me Jakupin pjesë e shtabit të UÇK-së, gjithnjë në fushën politike dhe luftarake, të cilët nuk i kanë ikur kurrë përgjegjësisë. Çështja është që ata ta dëshmojnë dhe argumentojnë se UÇK ka qenë ushtri çlirimtare, assesi siç akuzohet”, ka thënë Sadiku.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë Kosovën, për mobilizim sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, i cili do të mbahet në Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë

burgosurit politik

Më shumë nga Lajme

  • 13:20Si do të hartohet strategjia shtetërore për apelin në Hagë? Publikohet vendimi i Qeverisë
  • 13:11Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027
  • 13:10Dalin pamjet e evakuimit, ja si u shpëtua aktorja nga përmbytjet në Stamboll
  • 13:07Përmbytjet në Turqi, reagon Konsullata e Kosovës në Stamboll - paralajmëron qytetarët për rrezik
  • 13:05Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim