Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqata e të Burgosurve Politikë: Kërkesa e Prokurorisë Speciale synon kriminalizimin e luftës çlirimtare të Kosovës

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 22:23
Shoqata e të Burgosurve Politikë: Kërkesa e Prokurorisë Speciale synon kriminalizimin e luftës çlirimtare të Kosovës

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për dënime drastike ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në reagimin publik, Shoqata vlerëson se kjo kërkesë nuk përbën vetëm një akt juridik të diskutueshëm, por një veprim politik me pasoja të rënda historike dhe morale për Kosovën.

Reagimi i plotë:

SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS ASSOCIATION OF POLITICAL PRISONERS OF KOSOVA

REAGIM PUBLIK Kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime drastike me bazë armiqësore ndaj drejtuesve të UÇK-së: Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rrexhep Selimit.

Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime drastike ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbën jo vetëm një akt juridik të diskutueshëm, por një akt politik me pasoja të rënda historike dhe morale. Ky proces ka kohë që ka pushuar së qeni thjesht një gjykim penal individual.

Ai është shndërruar në një gjykim të vetë luftës çlirimtare të Kosovës, në një përpjekje për ta zhvendosur barrën morale dhe historike nga agresori tek viktima, nga shteti që kreu krime sistematike tek populli që u mbrojt. UÇK-ja nuk ishte projekt kriminal, por përgjigjja e fundit e një populli të shtypur ndaj dhunës shtetërore, spastrimit etnik dhe mohimit të ekzistencës politike.

Ta trajtosh udhëheqjen e saj si strukturë kriminale është të deformosh kontekstin historik dhe të relativizosh krimet e dokumentuara të Serbisë në Kosovë. Askush nuk është mbi ligjin. Por ligji që shkëputet nga e vërteta historike dhe nga proporcionaliteti moral shndërrohet në instrument padrejtësie. Drejtësia selektive, e ndërtuar mbi narrativë politike dhe jo mbi standard të barabartë, nuk shëron plagë – i thellon ato.

Kjo qasje e Prokurorisë Speciale nuk sjell pajtim, nuk sjell drejtësi për viktimat dhe nuk ndërton paqe.

Ajo prodhon ndjenjë poshtërimi kolektiv dhe rrezikon të kriminalizojë vetë të drejtën për rezistencë ndaj shtypjes. Kosova nuk ka nevojë për një drejtësi që rishkruan historinë, por për një drejtësi që e njeh dallimin mes agresionit dhe mbrojtjes, mes krimit dhe çlirimit.

ZPS

Të ngjashme

Anulohen seancat e gushtit në gjykimin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Anulohen seancat e gushtit në gjykimin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

13:41

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë