Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për deklaratat publike të deputetes së Kuvendit të Kosovës, znj. Fitore Pacolli, drejtuar ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj,” thuhet në reagim.
Shoqata thekson se deklarata të tilla janë të pavërteta dhe cenojnë besimin në drejtësi. “Shoqata thekson se shkrime dhe deklarata të tilla janë të pavërteta dhe të pabazuara, dhe cenojnë integritetin e sistemit prokurorial si dhe besimin e qytetarëve në drejtësi,” ka deklaruar Shoqata.