Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit takohet me ministrin Muja

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 19:42
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit takohet me ministrin Muja

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka paralajmëruar për një gjendje të vështirë në këtë sektor, duke thënë se fermerët po përballen me mosgrumbullim të sasive të mëdha të qumështit dhe rënie të çmimit deri në rreth 30 për qind. Sipas shoqatës, situata është diskutuar në mbledhjen e Bordit Drejtues, ku është analizuar gjendja në terren dhe problemet me të cilat po përballen prodhuesit e qumështit në vend

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Armend Muja, si dhe përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë shprehur shqetësim për ndikimin që po ka mosgrumbullimi i qumështit në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Gjatë diskutimeve janë trajtuar sfidat që prekin fermerët, përpunuesit dhe tregun, ndërsa është theksuar nevoja për masa të shpejta stabilizuese.

Shoqata bëri të ditur se ministri Muja ka premtuar ndërhyrje për të adresuar situatën dhe për të mbrojtur sektorin dhe konsumatorin. Sipas tyre, priten hapa konkretë që do të ndihmonin në rikthimin e stabilitetit në fermat e qumështit në vend.

Komunikata e plotë:

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHQPK) ka bërë të ditur se sektori i qumështit po përballet me një situatë të rëndë, si pasojë e mosgrumbullimit të një sasie të konsiderueshme të qumështit dhe uljes së çmimit për rreth 30 për qind. Sipas njoftimit, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të SHQPK-së u diskutua gjendja aktuale në terren dhe vështirësitë me të cilat po përballen fermerët. Në pjesën e dytë të takimit morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Armend Muja, si dhe drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ku u shpreh shqetësim për pasojat që po shkakton mosgrumbullimi i qumështit në sektor. Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat reale të zinxhirit të qumështit, duke përfshirë prodhuesit, përpunuesit dhe tregun. SHQPK njoftoi se ministri Muja ka premtuar ndërmarrjen e masave të nevojshme për stabilizimin e sektorit dhe mbrojtjen e konsumatorit. “Besojmë dhe shpresojmë se hapat konkretë të zotuar sot do të kontribuojnë shpejt në zgjidhjen e kësaj situate dhe në rikthimin e stabilitetit në fermat tona”, thuhet në reagimin e shoqatës.

ministria e bujqesise

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Mustafa: Procesi i krijimit të institucioneve të vendoset brenda rendit kushtetues
  • 17:58Përfundon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
  • 17:37Hamza: VV’ja është kthyer në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit
  • 17:35Rriten rastet e fruthit në Kosovë
  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë