Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme, në qendër të Podujevës.
Një person, i armatosur me një armë të gjatë, që duket të jetë kallashnikov, ka terrorizuar qytetarët.
Në pamjet nga IndeksOnline shihet se si i dyshuari ec me shpejtësi në drejtim të panjohur, teksa kalimtarët e rastit mbesin të shtangur.
