Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shokon nëna e protestuesit që u godit nga Policia: Nuk është student, u pagua për protestë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 20:41
Shokon nëna e protestuesit që u godit nga Policia: Nuk është student, u pagua për protestë

Nëna e Muhamet Skanës, të riut që u bë viral pasi u godit nga një efektiv policie gjatë protestës së të premtes në Tiranë, ka bërë një deklaratë që ngre pikëpyetje të reja mbi praninë e tij në tubim.

Gjatë një telefonate në “Aldo Morning Show”, ajo ka pretenduar se i biri ishte paguar për të marrë pjesë në protestë, ndërsa sqaroi se ai nuk është student dhe se e gjithë familja jeton prej vitesh në Itali.

Sipas saj, Skana nuk studion në Shqipëri e as në Itali dhe familja nuk e dinte fillimisht përse ai ndodhej mes protestuesve. Nëna është ankuar për veprimet e efektivëve, ndërsa ka kritikuar gjithashtu edhe aktet e dhunës nga protestuesit, duke thënë se nuk është dakort që të digjet Shqipëria.

Ajo sqaroi gjithashtu se i riu është mirë dhe nuk ka përfunduar në Spitalin e Traumës, duke kundërshtuar disa raportime që kishin qarkulluar në rrjetet sociale. Po ashtu mohoi se familjarët ishin takuar me përfaqësues politikë pas incidentit.“Nuk është student aspak. Ka punuar në Itali”, tha ajo, ndërsa për rrethanat e pranisë së tij në protestë u tregua e rezervuar, duke thënë se kishte edhe çështje private që nuk dëshironte t’i diskutonte publikisht.

KLIKO KËTU për ta parë VIDEON

nënastudentprotestë

Të ngjashme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

20:15
LIVE/ Lezha, Shkodra dhe Elbasani zgjohen me tensione, studentët dhe gjimnazistët në protestë, Rama te bizneset private të dëmtuara dje në Tiranë

LIVE/ Lezha, Shkodra dhe Elbasani zgjohen me tensione, studentët dhe gjimnazistët në protestë, Rama te bizneset private të dëmtuara dje në Tiranë

10:33
Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

09:49
Bes Kallaku kërkon publikisht ushqim dhe ujë për studentët në protestë

Bes Kallaku kërkon publikisht ushqim dhe ujë për studentët në protestë

22:04

Më shumë nga Lajme

  • 21:37Gjashtë ditë nga vrasja e 29-vjeçarit në Pogragjë, babai i dyshuar ende në arrati
  • 21:36​Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, për stërvitjen e përbashkët ushtarake
  • 21:34OKB në Shqipëri apelon për dialog dhe uljen e tensioneve
  • 21:33I riu humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues
  • 21:30Rama nxjerr RENEA-n kundër studentëve/ Fjalimi i tij për fundin e regjimeve