Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shllaku: Kosova mund të furnizohet me gaz amerikan edhe përmes Vlorës

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 22:03
Shllaku: Kosova mund të furnizohet me gaz amerikan edhe përmes Vlorës

Eksperti i energjisë, Luan Shllaku ka folur lidhur me gazin amerikan, duke thënë se përgjigja e Kosovës lidhur me këtë, do të jetë e rëndësisë strategjike.

Sipas tij, pranimi ose refuzimi i këtij opsioni lidhet me orientimin e Kosovës në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë.

“Pra, një “po” e jona apo një “jo” e jona nuk do të ketë vetëm rëndësi teknike, se a do të arrijmë të furnizohemi me një gaz që na konvenon më pak apo më shumë, por do të jetë e rëndësisë strategjike, a do të duam edhe ne të jemi së bashku me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, edhe jo vetëm Ballkanit, që shkon edhe lart deri në Sllovaki, Ukrainë dhe Gjeorgji, tha ai. Ai shpjegoi se gazi amerikan mund të arrijë në Kosovë përmes terminalit të gazit të lëngët në Aleksandropolis të Greqisë, duke kaluar nëpër Shkup dhe më pas në Kosovë.

Megjithatë, Shllaku theksoi se ekziston edhe një alternativë tjetër për furnizim, përmes Vlorës.

“Jo, patjetër, gazi amerikan do të na vinte nëpërmjet portit të Aleksandropolis në Greqi, do të shkonte deri në Shkup dhe prej Shkupit do të vinte, të themi, në Prishtinë apo në Kosovë, në cilëndo pikë që ne e duam atë. Por e njëjta mundësi ekziston, do të ekzistojë së shpejti, sepse tashmë Shqipëria e ka nënshkruar me amerikanët mundësinë e furnizimit për 20 vitet e ardhshme të gazit të lëngët. Pra, Aleksandropolis nuk është i vetmi vend prej nga mund të marrim gazin amerikan, por mund ta marrim edhe nga Vlora”, tha ai. Duke folur për furnizimin nga Vlora, eksperti i energjisë theksoi se furnizimi mund të realizohet përmes platformave lundruese të gazifikimit.

“Aleksandropolisi ka filluar në vitin 2022 të punojë. Në Vlorë punojnë shpejt dhe unë nuk e aq shoh shumë Vlorën problematike në këtë aspekt, sepse një tanker amerikan mund të vijë shumë shpejt dhe së bashku me tankerët amerikanë vijnë platformat e gazifikimit, të cilat janë po ashtu të shpërndara nëpër portet botërore dhe si tankerët e mëdhenj nëpër lufta që i shëtit Amerika, i shëtit edhe këto platforma, dhe ajo në Vlorë mund të sjellë platformën e gazifikimit. Vjen tankeri përmes detit. Janë platforma lundruese deri në Vlorë. Nga Vlora në Kosovë lidhemi me mundësinë e hapjes së linjës së Tap-it i cili shkon në Shqipëri vertikalisht deri lart dhe kthehet në Kosovë, tha ai.

gazi amerikan

Më shumë nga Lajme

  • 14:36Të dielën në Shkup marsh në mbështetje të çlirimtarëve, “Jo në emrin tim”
  • 14:34PDK mbështet protestat për çlirimtarët: Zëri i qytetarëve të respektohet!
  • 14:32Shefi i BE-së nderon Afrim Bunjakun: Keqardhje që Serbia nuk i kapi përgjegjësit
  • 14:31Djemtë e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut
  • 14:30Pecit debaton me asambleistin e PDK-së: Ti mbaje atje maicën “Lira ka Emër”, por edhe “hipokrizia ka emër”