Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse politika aktuale me energji nuk ndalet.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se energjia është themeli dhe pa të, nuk ka ekonomi në Kosovë.
“Politika energjetike e Qeverisë ka hyrë në rrugë pa dalje. Në vend të kapaciteteve të reja dhe një tregu të hapur, kemi monopole të krijuara me vendime politike dhe shkyçje të bizneseve. Kjo është skemë shkatërruese, jo reformë”, ka shkruar ai.
