Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shkëlzen Gashi i përgjigjet Fondit të Natasha Kandiqit: Civilët e vrarë në lista shkruan se ishin ushtarë

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 14:43
Shkëlzen Gashi i përgjigjet Fondit të Natasha Kandiqit: Civilët e vrarë në lista shkruan se ishin ushtarë

Natasha Kandiq në reagimin e saj të sotëm ka sqaruar se të burgosuit në Dubravë ishin vrarë si civilë të paarmatosur, pavarësisht faktit se satatusi i tyre kur ishina rrestuar kishte qenë “ushtar”. Kandiq ka sqaruar se në momentin e vrasjes ata s’ishin luftëtarë.

“Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën e ekspozitës. Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së para arrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona të privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipas Konventave të Gjenevës. Statusi i tyre i mëparshëm si pjesëtarë të UÇK-së është i rëndësishëm për njohjen shtetërore pas vdekjes dhe për reparacionet materiale për familjet, por jo për përcaktimin e rrethanave të vdekjes”, thuhet në reagimin e organizatës së Kandiq.

Pavarësisht kësaj, Shkëlzen Gashi, ka reaguar duke thënë se në listat e Fondit për të Drejtën Humanitare ata figurojnë si ushtarë dhe e ka shtuar edhe fjalën “armatosur”

Në ekspozitën e cila ishte vendosur në sheshin e Prishtinës, thuhet se disa prej personave të vrarë figurojnë si “persona të armatosur”, gjë që nuk figuron fare në faqen e Fondit për të Drejtën Humanitare. Në listën e kësaj organizate tek statusi i disa prej tyre shkruan vetëm “ushtarë”.

“Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq. Këtë listë mund ta gjeni në këtë link”, ka shkruar Gashi duke vendosur linkun.

Shkëlzen Gashi

Më shumë nga Lajme

  • 13:34“Liri dhe drejtësi për heronjtë tanë” – Studentët protestojnë në Prishtinë për katërshën e UÇK-së
  • 13:22Publikohet poezia që Jakup Krasniqi shkroi në paraburgim, bisedë imagjinare me nënën
  • 12:22Pas aktgjykimit, Specialja nis procedurën për zhdëmtimin e viktimave – caktohen afatet
  • 12:14Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, GLPS: Një nga momentet më të rënda për Kosovën
  • 12:13Clark: Dhamë dëshmi që do ta rrëzojnë këtë dënim, SHBA të punojë që Apeli ta marrë vendimin e duhur