Sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur, teksa këtë herë janë talentet e rinj të grupmoshës U16 që kanë shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në qytetin Arta të Greqisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetrajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka, i cili përmes një postimi ka përgëzuar paraqitjen mbresëlënëse të garuesve të rinj kosovarë përballë një konkurrence mjaft të ashpër
Në këtë kampionat, Teuta dhe Emira arritën të stolisën me medalje të arta, duke dominuar kategoritë e tyre, ndërsa Anuari siguroi medaljen e bronztë. Një paraqitje dinjitoze pati edhe Norgena, e cila pas katër fitoreve radhazi arriti deri në luftën vendimtare për medalje, duke u renditur në vendin e pestë.
