Në Prishtinë sot pati aktivitete në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj kancerit. Kontrollimet në kohë u tha se janë jetike për zbulim të hershëm të sëmundjes.
Për Drejtorinë e Shëndetësisë në kryeqytet, ndërgjegjësimi po rritet çdo vit.
Thirrjet për zbulim të hershëm u bënë nga Komuna e Prishtinës dhe Organizata joqeveritare “Renesansa” që ka për qëllim mbështetjen për gratë e prekura.
