Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sherri mes fëmijëve në TikTok përfundoi me vrasje – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burg

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 23:02
Sherri mes fëmijëve në TikTok përfundoi me vrasje – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burg

Me 24 vite burgim është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Skender Krasniqi për vrasjen e komshiut të tij.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, vrasja e Florim Zanit, u bë pas një përplasje shkak i një mosmarrëveshje në TIKTOK mes djalit të akuzuarit dhe nipit të viktimës.

Në gjykatore të mërkurën arritën të parët.

Janë këta familjarë të Florim Zanit, i vrarë në vitin 2024 në Zllakuqan.

I gjithë rasti kishte ndodhur pas një pëplasje verbale, ku u godit me thikë nga komshiu i tij, Skender Krasniqi.

Gjithcka kishte nisur pas mosmarrëveshjeve në rrjetin social “TikTok”, mes djalit të dorasit dhe nipit të viktimes.

E të mërkurën, palët u thirren edhe një herë për ta dëgjuar fjalën e fundit të Gjykatës.

I pranishëm në sallë nuk ishte i akuzuari Skender Krasniqi, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor.

“Për veprën penale vrasja dënim me burgim prej kohëzgjatje prej 22 vitesh. Për veprën penale “mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vitesh e gjashtë muaj. Ashtu që të njëjtit, i shqipton dënim unik më burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh”, ka thënë Beka.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Gent Beka, vendimin e arsyetoi në këtë mënyrë.

“Trupi gjykues pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha shkresave të lëndës, dëshmive të dhëna nga dëshmitarët në shqyrtim gjyqësor dhe provat materiale të administruara në këtë shqyrtim gjyqësor, ka gjetur se i pandehuri Skender Krasniqi, është përgjegjës penalisht për shkak të veprimeve të tij që çojnë tek vepra penale vrasje nga neni 172”, ka thënë tutje Beka.

E ndaj këtij vendimi, mbrojtja e të akuzuarit, paralajmëroi ankesë.

“Ka qenë pak a shumë i pritshëm, ne do ta apelojmë” , u shpreh Rama.

Në fjalët përfundimtarë të palëve, familja e viktimës kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin. /dukagjini

Burg

Më shumë nga Lajme

  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales