Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 22:53
Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore, shkruan vizionplus.tv .

Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar një person, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

“Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:41Ligji për Specialen, Limaj: Salih Mustafa dhe Pjetër Shala mund ta vuajnë dënimin në Kosovë
  • 22:33Si prodhohen çipsat “VIPA”, prej vjeljes deri te paketimi?
  • 22:33Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak
  • 22:26Abrashi: Pa presione, kushtëzime e zarfe ndërkombëtare u zgjodh presidentja