Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim të pezulloj nga detyra pesë zyrtarë korrektues.

Sipas ShKK-së, kjo ka ardhur pasi të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.