Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 14:40
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës

Pas shembjes së dheu në rrugë “Don Shtjefën Kurti”, kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës dhe zyrtari përgjegjës.

Ai ka njoftuar se inspektorët Lorik Zhubi, inspektorja Drenusha Bedra Uka dhe Elion Ademi janë zyrtarët e pezulluar.

“Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, kam ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj përgjegjësve komunal. Janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën.”, ka njoftuar Rama.

Ai ka theksuar se punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar.

Sipas tij, çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerushme. “Përveç procedurave që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, jemi të hapur për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në kuadër të hetimit të nisur për këtë rast, të cilin e kam kërkuar menjëherë dje dhe e mirëpres fillimin e tyre.”, tha Rama.

Po ashtu ai tha se edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës.

“Çdo shkelje nga ana e tyre duhet të përballet me masa të rënda ligjore. Zero tolerancë ndaj askujt.”, ka shkruar Rama.

Më shumë nga Lajme

  • 15:57“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës
  • 15:55Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara
  • 15:35Kolona dhe pritje deri në katër orë në pikat kufitare me Serbinë
  • 15:33“A ishi martu për dy vëllezër”, kitaristja ia thotë në sy shoqës: Jo, se s’kisha mujtë me e duru si kunatë
  • 15:30Mbi 700 operacione në gji në QKUK, synohet ruajtja e tij kur gjendja e lejon