Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rruga “Malush Kosova” është shembur plotësisht për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rreziqeve për qytetarët. “Rruga është e bllokuar për qarkullim, ndërsa qytetarët janë udhëzuar të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren”, thuhet në njoftimin e Komunës.
