Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shehu: Votat e mërgatës thelluan edhe shumë fitoren tonë bindëse

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2025 në 16:35
Shehu: Votat e mërgatës thelluan edhe shumë fitoren tonë bindëse

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të shtunën ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për balotazhin e zgjedhjeve lokale.

Kryetari i Junikut, Ruzhi Shehu i cili ka siguruar edhe një mandat në krye të komunës, ka thënë se votat e mërgatës kanë thelluar edhe më shumë fitoren e LDK-së në Junik.

Ai ka bërë të ditur se me numërimin e votave të diasporës, ka siguruar fitore bindëse me rreth 62% të votave.

Kështu, ai ka bërë të ditur se diferenca me vendin e dytë tani është 55 vota.

“Pra edhe statistikisht sot është zhveshur propaganda e “300 votave”, pasi që diferenca jonë me vendin e dytë është rreth 550 vota. Kjo është arsyeja pse kemi qëndruar kaq të qetë përballë shpifjeve dhe ofendimeve, sepse kemi qenë të bindur se e vërteta dhe e drejta do të triumfojnë në fund”, ka shkruar Shehu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Pas votave të mërgatës, thellohet më tutje fitorja jonë

Të dashur junikas, KQZ sot ka publikuar rezultatin edhe për votat e mërgatës, ku kemi fituar po ashtu bindshëm me rreth 62% të votave. Sa i përket votave përfundimtare, në total LDK ka një diferencë rreth 550 vota me koalicionin “Agron Kuçi, Jetmir Tofaj & Le Prof. de Paris Nezir Kraki”.

Pra edhe statistikisht sot është zhveshur propaganda e “300 votave”, pasi që diferenca jonë me vendin e dytë është rreth 550 vota. Kjo është arsyeja pse kemi qëndruar kaq të qetë përballë shpifjeve dhe ofendimeve, sepse kemi qenë të bindur se e vërteta dhe e drejta do të triumfojnë në fund.

Faleminderit të gjithë junikasve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, për besimin dhe për përkrahjen e tyre kaq të madhe. Kështu siç jemi tani, të bashkuar si kurrë më parë, do të punojmë edhe më shumë për të gjithë junikasit pa dallim të bindjeve politike. Urime Juniku im. Vazhdojmë +4 me ndershmëri dhe duar të pastërta.

Më shumë nga Lajme

  • 13:20Të tronditur nga vrasja në Pogragjë, të afërmit thonë se nuk i dinë motivet
  • 13:20Ishte planifikuar të dëgjohej Dejona Mihali, mbrojtja e Nagip Krasniqit kërkon përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues
  • 13:01Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” i Operacioneve Speciale të FSK-së
  • 12:49Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë
  • 12:25Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi