Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shehu pas kërcënimit ndaj turistëve: Ftoj organet e rendit ta zbardhin rastin

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 20:25
Shehu pas kërcënimit ndaj turistëve: Ftoj organet e rendit ta zbardhin rastin

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas raportimeve për një incident ku një grup alpinistësh dyshohet se janë penguar gjatë rrugëtimit drejt Gjeravicës, pranë zonës së njohur si “Liqeni i Zemrës”.

Në një video të publikuar nga Indeksonline, një bari dëgjohet duke iu bërtitur turistëve dhe duke i urdhëruar të largohen nga zona, ndërsa në pamje dëgjohen edhe kërcënime të rënda.

Lidhur me rastin, Shehu ka thënë se ngjarja ka ndodhur brenda territorit administrativ të Junikut, por personi i përfshirë, sipas tij, nuk është banor i kësaj komune.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe vizitorë,

Me shqetësim përcolla raportimet e sotme në media se një grup alpinistësh janë penguar gjatë rrugëtimit të tyre drejt Gjeravicës, pranë zonës së “Liqenit të Zemrës”, duke u përballur me fjalë të rënda dhe kërcënime nga një bari.

Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, e shoh të rrugës të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje: Ndonëse incidenti i raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Komunës së Junikut, personi i përfshirë nuk është banor i Komunës tonë. Unë ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin plotësisht, pasi përgjegjësia para ligjit është gjithmonë individuale dhe nuk duhet të bëhet shkas për keqkuptime.

Për ne turizmi malor është vetë zemra e zhvillimit tonë ekonomik. Mikpritja është vlera jonë e trashëguar ndër breza dhe asnjë incident i izoluar nuk mund ta cenojë imazhin e bjeshkëve tona. Ato janë hapësira të lirisë dhe respektit të ndërsjellë, jo të frikës.

Andaj, i ftoj publikisht alpinistët e përfshirë në këtë ngjarje që të na vizitojnë sërish. I ftoj të jenë mysafirë të mi dhe të Komunës sonë, për t’u bindur se në bjeshkët tona çdo vizitor e gëzon respektin dhe mbrojtjen e plotë institucionale.

Juniku ka qenë dhe mbetet gjithmonë derë e hapur për çdo dashamir të natyrës!

shehurastinturistëve

Më shumë nga Lajme

  • 21:26Vajza e ish-luftëtares Ramize Sinanaj: S'jam ndjerë mirë për çka ka ndodhur në Hagë
  • 21:14Azem Syla viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Kjo sfidë është e mbarë kombit
  • 20:55Temperaturat deri në 33 gradë javën e ardhshme
  • 20:55Osmani në New York, pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum”
  • 20:32Musliu-Shoshi: Kosova dhe Shqipëria duhet të veprojnë bashkë!