Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shefqet Krasniqi: Para fesë unë e qes kombësinë

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 09:36
Shefqet Krasniqi: Para fesë unë e qes kombësinë

Në një ligjëratë të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj, hoxha Shefqet Krasniqi foli për temën “Identiteti në mërgim – Sfidat e jetës në Perëndim”, duke ndarë pikëpamjet e tij mbi migrimin, sfidat e myslimanëve në shoqëritë evropiane dhe raportin mes fesë, kombit dhe atdhedashurisë.

Fillimisht, hoxha Shefqet Krasniqi tregoi shkakun e migrimit të qytetarëve në Evropë dhe theksoi se sot në këtë të fundit jetojnë rreth 26 milionë muslimanë, që e përbën 5% të numrit të përgjithshëm.

“Muslimanët kanë nisur me shkuar nëpër Evropë. Dhe deshi Zoti edhe ndodhën luftërat njëra pas tjetrës. Dhe kjo është një prej shkaqeve kryesore që njerëzit erdhën në Evropë. Luftërat në Ballkan, luftërat në Arabi, në Siri, në Irak, në Libi. Ose për varfëri e madhe, ose ndjekje politike, e tjerë e tjerë, dhe u shpërngulën njerëzit. Dhe sot në Evropë jetojnë rreth 26 milionë muslimanë. Prej asnjë, apo me gishtat sa i shihni, apo me qindra, sot jetojnë mbi 26 milionë muslimanë në Evropë. E që janë rreth 5% e numrit të përgjithshëm. Kur u rrit numri i muslimanëve në Evropë, e që është duke u rritur e ndryshuar çdo, duke u shtuar çdo ditë, shumë evropianëve, shumë prej tyre, jo krejt natyrisht, iu ka penguar kjo”, tha ai.

Krasniqi theksoi edhe sfidat me të cilat përballen muslimanët në Evropë, ku ndër to theksoi se janë ato socio-ekonomike.

“Në momentin që kanë shkuar këta vëllezërit e këto motra në Perëndim, në këto vende, tash ballafaqohen me realitetin. Tani kanë sfida të mëdha. Ne si muslimanë, kur shkojmë në Evropë, ballafaqohemi me gjëra të reja. Që në fjalorin e shqipes i thonë sfida. Pra, telashe. Se cili telashe mbeti, nuk janë të lehta. Duke mësuar atë gjuhën, e njohjen e ambientit e… se atë shpejt mund ta bëjë njeriu edhe s’ka ndonjë mend. Nevoja është ajo, ta mësosh atë gjuhë sa për me u marrë vesh, sa për me punuar, mësuar vendet e me shkuar me ardhë e tjerë. Po ka sfida më të mëdha sesa kaq. E që neve na intereson kryesorja, sfida e fesë. E me fenë lidhen edhe gjërat e tjera. Janë sfidat sociale. Sociale është për qëllim qysh mund të gjejë një musliman në një ambient evropian?Sfidë ekonomike, ku me punuar? Çka mundet me punuar? Shumë punë janë haram. Është e ditur që janë haram. Andaj çka të gjej punë kam me punuar, qoftë edhe në rrugë të tjera, të ndaluara, ku i çon një njeriu”, u shpreh Krasniqi.

Hoxha tha se nuk ka mundësi të jesh musliman e të mos jesh atdhetar, duke shtuar se ky dallim është absurd.

“Nuk ka mundësi me qenë mysliman e mos me qenë atdhetar. Madje ky dallim është shumë absurd. Pra, cilin po e ruan nëse vërtet nga ana e kombit, e atdheut. Ndërsa, sot e lidhim me fe edhe s’e ndërrojmë edhe nuk guxon ndryshe me mendua. Ti në dash thuaj ky është arab, dash thuaj ky është turk, dash thuaj ky është ekstremist, dash thuaj ky është fundamentalist. Ti çfarë të ta qet goja thuaj. S’mund të ndali. Po unë jam ky që jam është në parimet e mia. Para fesë u qes kombësinë”, shtoi Krasniqi. /EO

Më shumë nga Lajme

  • 21:54Pse nuk e bëtë me LDK-në? Bajrami: Na nuk e kemi ditë që LDK ka me përjetu atë tërmetin për shkarkim
  • 21:52Deda: Nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike, askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës
  • 21:47Balaj: PDK dhe Aleanca duan proces të ri elektoral, s’kontribuojnë në formimin e institucioneve
  • 21:45Kajtazi: Nëse partia e parë nuk e propozon kryeparlamentarin, mund ta bëjnë të tjerët
  • 21:43Lladrovci: Sabit Veseli ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë