Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shefja e Kabinetit të Vjosa Osmanit s’ka fare shtetësi të Kosovës – fshehu kompanitë e familjes ku përfiton mijëra euro

GD
Gazeta Demos26 janar 2026 në 20:17
Shefja e Kabinetit të Vjosa Osmanit s’ka fare shtetësi të Kosovës – fshehu kompanitë e familjes ku përfiton mijëra euro

Për më shumë se tre vjet, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit të Kosovës nuk figuron asnjë deklarim pasurie për Learta Hollajn, shefen e kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas një shkrimi të publikuar nga mediumi Vox Kosova, Hollaj nuk ka deklaruar pasurinë për vitet 2023, 2024 dhe 2025, edhe pse mban një nga pozitat më të larta në Presidencë.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i ka thënë Vox Kosovës se arsyeja pse Hollaj nuk figuron në sistemin e deklarimit të pasurisë lidhet me faktin se ajo nuk posedon shtetësinë e Republikës së Kosovës.

“Në bazë të paragrafit 4 të nenit 4 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, zyrtarët e lartë të emëruar me vendim dhe që nuk posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës nuk janë të obliguar për deklarim të pasurisë”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Herën e fundit kur Hollaj ka dorëzuar një deklarim pasurie ishte në vitin 2022. Megjithatë, Vox Kosova shkruan se edhe atë vit ajo nuk ka deklaruar bizneset familjare, rolin e saj në to dhe të ardhurat që përfiton.

Sipas të dhënave të siguruara nga Vox Kosova nga deklarimet e pasurisë në Mal të Zi, babai i saj, Amir Hollaj, ka deklaruar në vitin 2022 prona të shumta në Ulqin, përfshirë apartamente që shfrytëzohen për veprimtari hoteliere, si dhe kompani nga të cilat gjenerohen të ardhura. Në këto biznese, sipas Vox Kosovës, përfitime ka edhe Learta Hollaj, por ato nuk janë reflektuar në deklarimet e saj në Kosovë.

Pretendimet për përfitime nga bizneset familjare përforcohen edhe nga deklarimi i pasurisë së nënës së saj në Mal të Zi, thuhet në shkrim.

Vox Kosova bën të ditur se ka tentuar të marrë një qëndrim nga Hollaj, si përmes Presidencës ashtu edhe përmes kontaktit privat, por nuk ka marrë përgjigje, pavarësisht pritjes mbi një javë.

Sipas legjislacionit në Kosovë, subjektet deklaruese janë të obliguara të deklarojnë edhe pasurinë që është në emër të prindërve, nëse përfitojnë prej saj.

Learta Hollaj është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Presidentes Osmani dhe ka qenë pjesë e ekipit të saj që nga koha kur Osmani ushtronte detyrën e Kryetares së Kuvendit

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 15:37Albin Kurti kryeministër i vendit
  • 15:37Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeverisës
  • 15:19AKK: Ekspertiza e Këshillit të Evropës konfirmon shqetësimet për Projektligjin për Pronën Publike
  • 15:17Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik
  • 15:10Kurti, nuk flet për PISA-n, kapitullin “dija” e nis me, “do ta rrisim numrin e çerdheve”