Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shefi i EULEX-it viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 18:21
Shefi i EULEX-it viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, bashkë me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Bazuar në një njoftim për media, gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy institucioneve.

Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues.

Siç njofton ShKK, pas takimit, Dibrani dhe Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera.

“Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me synim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit”, thuhet në njoftim.

EULEX

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Nëntë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë, në shumicën prej tyre viktima janë gratë
  • 10:0220 kandidatë i nënshtrohen testimit me shkrim për gjyqtarë të Kushtetueses
  • 09:47Dyshohen për 3 mijë e 800 euro të falsifikuara në Prizren, paratë u deponuan nga gjashtë klientë në bankë
  • 09:33Burgim i përjetshëm për 47-vjeçarin nga Kosova që vrau bashkëshorten në Austri
  • 09:32Arrestohet një polic në Ferizaj, dyshohet për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe shitje të armëve